Shfaqje teatrale në Drenas nga të rinjtë e qytetit

Në Shtëpinë e Kulturës në Drenas është prezantuar shfaqja forum teatër “Hamlet / High – m’Le T / Hi! – m’le të…” nga Klubi Teatror i këtij qyteti, i themeluar nga Artpolis.

Shfaqja flet për zinxhirin e problemeve në shoqëri, duke filluar me dhunën fizike e psiqike, si hallka të para. Duke mos e gjetur dashurinë dhe mbështetjen aty ku më së shumti i duhet, Gëzimi kërkon ngushëllim në gjëra të tjera. Pikërisht këtu fillon një cikël i ri i dhunës dhe ndëshkimit ndaj vetes. Por, cili është reagimi shoqëror ndaj kësaj gjendje?!

Në këtë shfaqje luajtën të rinjtë dhe të rejat e Drenasit: Getuar Krasniqi, Amrush Istogu, Eduarda Kukaj, Aurela Hajdari, Gerti Karaqica, Edonis Fana, Vesa Buzaku, Andi Dervishi, Verora Gashi, Argjend Karaqica, dhe Enes Desku.

Këta të rinj/reja kanë punuar për më shumë se dy muaj me Trupën Artistike Rezidente të Artpolis: Donikë Ahmeti, Zhaneta Xhemajli dhe Robert Nuha.

Ky aktivitet zhvillohet nga Artpolis me mbështetje të cfd, Fondacionit Joseph Handleman “I Believe in You”, dhe Komunës së Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë