Shërbimi shtëpiak është njëri nga shërbimet e rëndësishme shëndetësore në komunën e Drenasit

Sot, Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumnije Krapi, ka vizituar shërbimin kronik-paliativ, i cili vazhdon dhënien e shërbimeve 12 orë në 7 ditë të javës për të gjithë qytetarët e Drenasit të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të marrin shërbime në institucione të kujdesit parësor shëndetësor.

Ekipi i shërbimit shtëpiak dhe paliativ, i cili çdo ditë të javës është në dispozicionin të qytetarëve, mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në terren.

Vetëm gjatë muajit maj, ky shërbim ka ofruar 965 vizita dhe 1439 shërbime në terren.

Nr. kontaktues:
+383-43-800-176
+383-43-800-716

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojë përkrahjen dhe forcimin e këtij shërbimi shumë të domosdoshëm për qytetarët e Drenasit.

#drejtoriaeshëndetësisë
#shërbimishtëpiakmjekësor

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë