Reagim i VV-së për situatën e krijuar nga vërshimet në Zabel të Ulët

Mbrëmë portali ‘DrenicaOnline’ ka raportuar për situatën e krijuar nga vërshimet në rrugën Komoran-Drenas, sikurse kanë raportuar gati të gjitha mediat në vend. Titulli i lajmit: “Rruga Komoran-Drenas e vërshuar nga uji, përgjegjëse QEVERIA KURTI”, është vendosur nga redaksia pasi komentet e shumë qytetarëve në rrjetet sociale e kanë bërë përgjegjës komunën, e në fakt përgjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj rruge është Qeveria. Gazetari është edhe kjo për të treguar se kush është përgjegjës për këtë situatë. E për këtë lajm paska reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje në Drenas.

Më poshtë reagimi i plotë i VV-së, pa ndërhyrje, sepse nuk jemi të anshëm:

Reagim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Drenas për menaxhimin e situatës nga Komuna e Drenasit, të krijuar sot pas reshjeve të shiut dhe postimit të portalit “DrenicaOnline” me titullin “Rruga Komoran-Drenas e vërshuar nga uji, përgjegjëse QEVERIA KURTI”
Situata hidro-meteorologjike në muajt e fundit mbi vendin tonë, por edhe mbi rajon dhe më gjerë, është jo e zakonshme, pra është duke u karakterizuar me një mot tejet të lagësht. Si pasojë e kësaj situate, po ndodhin vërshime e përmbytje si dhe bllokime të rrugëve, të cilat e vështirësojnë qarkullimin, të mbjellat, shtëpitë dhe jetën e qytetarëve tanë.
Situata të tilla janë brengosëse dhe shihen me shqetësim edhe nga ne, kur e dimë se qyteti jonë shpesh po rrezikohet nga përmbytjet, për shkak të pozitës që ka, e shto kësaj edhe menaxhimit të dobët në këto situata dhe parandalimin e tyre.
Ne si Lëvizje Vetëvendosje! në Drenas, thërrasim në përgjegjësi Komunën e Drenasit për këtë situatë emergjente. Situata të tilla pikë së pari ndodhin si pasojë e një sistemi të dobët të kanalizimit (kompetencë e Komunës) e poashtu edhe dështimit të planit urbanistik, ku komuna shpesh ka qenë dhe është spektatore e ndërtimit të shtëpive pa leje, të cilat pastaj përbëjnë rrezik për jetë njerëzish, si pasojë e vërshimeve, si ky i sotmi, e fatkeqësive të tjera.
Ne si subjekt politik gjithmonë e kemi ngritur zërin dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, kur në pyetje janë interesat e përgjithshme qytetare. Në anën tjetër, roli i medias është të informoj në mënyrë të paanshme dhe objektive, pa anime politike (në përjashtim kur bëhet sponzorizim i ndonjë aktiviteti politik).
Titulli i lajmit të portalit “DrenicaOnline” i shkruar me shkronja të mëdha se Qeveria Kurti është përgjegjëse për situatën e krijuar pas vërshimeve, sa është qesharak, po aq edhe shqetësues. Është qesharak se kjo medie nuk ngrit kurrë zërin për përmbytjet që bëhen në brendësi të komunës ku komuna është përgjegjëse direkte, pra haptazi është e anshme, për arsyje që ata i dinë, e në anën tjetër është shqetësuese se fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që parashihet të mbahen pas dy vitesh, tashmë ka filluar, dhe e keqja e kësaj është se filloi nga një medie e cila do të duhej t’a mbante paanshmërinë në këtë mes.
Me situata të tilla mund të përballemi edhe në të ardhmen, prandaj thërrasim Komunën t’a kryej punën që ka në përgjegjësi të saj, që dëmet të jenë sa më minimale, kurse portali “DrenicaOnline” të merret me gazetari e jo me politikë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë