Rruga Komoran-Drenas e vërshuar nga uji, përgjegjëse QEVERIA KURTI

Rruga Komoran-Drenas e cila të dërgon edhe në Prekazin heroik, pasditën e sotme është vërshuar nga uji.

Mirëmbajtja e kësaj rruge natyrisht që është përgjegjësi e Qeverisë Kurti, respektivisht e Ministrisë së Infrastrukturës.

Qytetarët janë shqetësuar për situatën e krijuar dhe këtë sigurisht ja adresojnë pa të drejtë komunës së Drenasit dhe kryetarit të saj Ramiz Llaldrovci.

Zyrtarët e komunës kanë sqaruar për të 100-tën herë se rrugët nacionale dhe ato regjionale janë përgjegjësi e Qeverisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë