Shënohet përvjetori i vrasjes së 9-vjeçares në Dobroshevc/ Vëllai i saj, Petriti: Shihemi në botën tjetër, Besë! Qofsh në paqen e përjetshme!

Është shënuar përvjetori i rënies së martires së lirisë, Besmira Hajdarit, e cila në moshën 9-vjeçare u vra nga një paramilitar serb një ditë para se të çlirohej vendi. Në homazhe kanë marrë pjesë familjarë, veteranë e zyrtarë.

Postimi i babait të Besës, Enverit:

Të dashur miq dhe shokë,
Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në homazhet për 24-vjetorin e rënies së martires së lirisë, Besmira Hajdari. Ju falenderoj për respektin dhe kujdesin tuaj në këtë moment të veçantë.
Falenderime.

Postimi i vëllait të Besës, Petritit:

Besës, që si shumë fëmijë të tjerë të Kosovës, u bë pre e dorës famëkeqe të urrejtjes.
Besës, që na e ndrit lirinë me hirin e të ardhmes së saj të djegur.

Besa ishte buzëqeshja e familjes sonë, tani është vetëm kujtimi i kohëve kur buzëqeshnim me të.
Emrin simbol të vlerës shqiptare, e shpirtin e dorëzuar për vlerën e lirisë.

Shihemi në botën tjetër, Besë! Qofsh në paqen e përjetshme!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë