E dhimbshme: Qentë endacak sot në mëngjes ia mbysin fermerit 5 dele

Një qytetar nga Mitrovica që merret me rritjen dhe shtimin e deleve ka pësuar një dëm të madh.

Sot në orët e hershme të mëngjes, ai ka më pak pesë dele, pasi ato i janë sulmuar dhe kanë ngordhur, shkruan Jepi zë.

Ky qytetar mitrovicas, që ka një numër të konsiderueshëm të tyre, përmes të cilave mban edhe familjen e tij ka thënë se qentë endacak ia kanë mbytur pesë dele.

Ai ka dërguar edhe fotografi ku shihen delet e ngordhura, poashtu disa edhe të sulmuara me shenja në trup.

Ky sulm ka ndodhur në vendin ku ai i mban dhe i rrit në rrugën për Frashër, afër qumshtores “Aldi”./ Jepi zë

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë