Aksidenti tragjik në Shkodër-Shkon në katër numri i viktimave, ndërron jetë edhe vajza 10 vjeçe

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Shkodër – Velipojë ka shkuar në katër.

Pasi humbi jetën Edmond Preka i njohur si Mondi Gjergji , foshnja i tij 8 muajsh dhe vajza 5-vjeçe, ka ndërruar jetë edhe Noemi, 10-vjeçe.

Ndërkohë, mjekët bëjnë të ditur se bashkëshortja e Mondit, Evisa Gjergji e moshës 36 vjeçe ndodhet në gjendje kritike.

Mbrëmjen e sotme në rrugën Velipojë-Shkodër, dy automjete u përplasen mes tyre, duke shkaktuar katër të vdekur dhe deri më tani tre të lënduar rëndë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë