Aksident në Arllat, vetura përplaset me anësoret e rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur në Arllat të Drenasit. Një veturë është përplasur në mbrojtëse anësore të rrugës duke mbetur e varur në to.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë raportuar se aksidenti ka ndodhur saktësisht te ura kryesore në Arllat.

Sipas lexuesve, aktualisht në vendin e aksidentit ndodhen dy patrulla policore të cilat po merren me shikimin e vendit të aksidentit.

Nuk ka informacione për viktima përveç dëmeve të konsiderueshme materiale./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë