Pamje nga shpëtimi i dy turistëve gjermanë që mbetën të bllokuar për 4 orë në Gropat e Junikut!

Mbrëmë rreth orës 19:00, ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka shpëtuar dy turistë gjermanë që mbetën të bllokuar për katër orë në Gropat e Junikut, në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri.

Çifti gjerman po kalonte nga Gropat e Erenikut për në stanet e Dobërdolit, por që për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe sasisë së borës, kanë mbetur të bllokuar për gati katër orë afër majës së Gjeravicës.

RTV21 ka siguaruar pamje nga shpëtimi i turistëve./21Media

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë