Aksident trafiku mes dy veturave në Nekoc

Pasditen e së martës ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Nekoc të Drenasit.
Rajoni.org ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Policia dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Për shkak të këtij aksidenti, rruga ishte e bllokuar përkohësisht ku ishin krijuar edhe kolona.