Në fshatin Vidishiq të Mitrovicës shfaqet gjarpëri më helmues në Evropë, Vipera

Sot në fshatin Vidishiq të Mitrovicës është shfaqur një gjarpër shumë i rrallë.

Në foton e dërguar në “Jepi zë”, shihet gjarpëri sipas banorit është i familjes Vipera, që konsiderohet më helmuesi në Evropë.

Sipas të dhënave ky gjarpëri është mjaft helmues dhe zakonisht shfaqet në kohëra të nxehta për shkak të kamufllimit të tij nëpër gurë, por mund të shihet edhe kapur në drunjë.

Gjarperi Vipera nuk sulmon asnjëherë kur sheh njeriun, kafshimet ndodhin zakonisht kur qytetari mund ta shkel pa e vërejtur.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë hasur numër i madh i gjarprinjëve në shumë vende të Kosovës./Jepi zë/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë