Momenti kur gjendet i gjallë 24 vjeçari që ishte raportuar i zhdukur, i bashkohet familjes së tij (VIDEO)

Është gjetur i gjallë 24 vjeçari nga familja Misini, i cili ishte raportuar si person i zhdukur nga data 2.6.2023.

Fatmirësisht, sot rreth orës 14:50, i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin e Shtimes.

24 vjeçari nga pjesëtarët e Policisë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Pjesë e aksionit për gjetjen e të riut ishte edhe nënkryetari i Komunës, z. Faruk Beqa, i cili në fund të aksionit falenderoj përzemësisht të gjithë ekipën për angazhimin e tyre për të gjetur të riun nga familja Misini.

Në përgjithësi, Komuna e Shtimes falënderon qytetarët, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ekipet e policisë nga stacioni i Shtimes, Sektorin Rajonal të Hetimeve, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e në veçanti Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim për këtë aksion.

Kliko mbi foto për ta parë videon:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë