“Lalushi” në 1999 me dy role: Luftonte për çlirim dhe argëtonte fëmijët që po strehoheshin në male (Video)

Ganimet Bytyqi, i njohur si “Lalushi”, gjatë luftës ka qenë pjesëtar i UÇK-së, por ai e luante edhe një rol tjetër për të argëtuar fëmijët të cilët kishin lënë shtëpitë dhe po strehoheshin në grykën e Krojmirit.

“Lalushi” nga Tërsteniku i Drenasit e bënte këtë detyrë nga dëshira pasi është njëri nga humoristët më të mirë në vend, transmeton DrenicaOnline.

Së fundi është publikuar një video ku shihet “Lalushi” në uniformë i rrëthuar nga fëmijët.

Incizimi është bërë nga kameramani i luftës, Gazmend Elshani.

“Falimenderit Gazmend Elshani per ketë video te luftes shum rrespekt video nga ditet e krenaris ne gryken e krojmirit bashk me Gazmendin dhe disa femijë  viti 1999”, ka shkruar Lalushi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë