Detaje nga plagosja e sotme në Drenas, policia arreston të dyshuarit

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së pesëfishtë që ndodhi sot rreth orës 16 e 30.

Burimet e DrenicaOnline brenda policisë së Kosovës kanë treguar se i dyshuari kryesor është me mbiemrin Gjeli por edhe të plagosurit tjerë me mbiemrin Topalli sipas policisë mbeten të dyshuar.

Që të gjithë janë të identifikuar dhe ndodhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke u kuruar.

Pesë të plagosurit me armë janë të familjes Topalli nga Baica e Drenasit ndërsa i dyshuari tjetër me mbiemrin Gjeli nga Lokoshani ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes me mjete të forta.

Arma me të cilën është kryer vepra është konfiskuar nga policia dhe e njëjta do të shërbej si provë materiale gjatë procedurave të mëtejme.

Njësiti i hetimeve është duke u marrë me rastin për të zbardhur të gjitha motivet e kësaj ngjarje që ndodhi në ditën kur qytetarët po festonin 10 vjetorin e pavarësisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë