Komuna e Drenasit vazhdon punën në realizimin e projekteve infrastrukturore

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Infrastrukturë po vazhdon realizimin e projekteve infrastrukturore, gjithmonë për lehtësimin e kryerjes së shërbimeve për qytetarët.
Drejtori për Infrastrukturë, Endrit Gllareva, bashkë me zyrtarët sot ka vizituar disa vendpunishte të ndërtimit të tombinave për të parë nga afër punimet.
“Sot, bashkë me zyrtarët e Drejtorisë për Infrastrukturë inspektuam nga afër punimet në ndërtimin e Tombinave në Çikatovë të vjetër, në lagjen Dubovci dhe lagjen Karaxha, në lagjen Hajdini në Terstenik, në lagjen Rrukiqi në Verboc, në lagjen Kastrati në Polluzhë, dhe murin mbrojtës tek ura në Dobroshec, përkatësisht lagjja Fejza dhe Prenku”, ka shkruar ai.
Punimet janë duke vazhduar edhe në projekte të tjera me rëndësi për qytetarët.