Treni Pejë-Prishtinë godet për vdekje një person, është nga një fshat i Drenicës

Një person është goditur nga treni sot rreth orës 06:00 të mëngjesit në Klinë. I njëjti fillimisht ishte dërguar në QKMF në Klinë, për tu transportuar më pas në Spitalin e Pejës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se me tu dërguar në spitalin e Pejës është konfirmuar vdekja e tij.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është N.A., i moshës 50 vjeçare, me prejardhje nga Kopiliqi i Skënderajit./Indeksonline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë