Ky është personi i plagosur në Skenderaj, motivi- problemet pronësore

Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në Skenderaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se i dyshuari tashmë është arrestuar.

Gjithashtu, ai dha detaje edhe për të plagosurin, duke shtuar se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:30, Policia në Skënderaj ka pranuar informatën për një person të plagosuar nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë. Hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, tha tutje Zahiti.

Ndërkohë portali rajoni.org ka njoftuar se personi i plagosur është I.Gashi [1972] nga Skenderaj dhe gjithnjë sipas burimeve të këtij portali, motivi që ka quar deri të plagosja është problemi pronësor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë