Pesë të plagosur nga përleshja në Drenas (Foto)

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga një përleshje me armë mes dy grupeve në qendër të Drenasit.
Bajram Krasniqi nga Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë për Indeksonline ka thënë se nga 5 persona, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Po, ky rast ka ndodhur në ora 4 e 32 në Drenas mes dy grupeve ku 5 persona janë plagosur me armë, ndërsa njëri me me mjet të fortë. Dy prej tyre janë nisur në QKUK në Prishtinë. Motivet ende nuk dihet” ka thënë Krasniqi.