Ramush Haradinaj në festën e Pavarësisë i shërben me kafe policët e Kosovës
Ramush Haradinaj sot e ka nisur më ndryshe ditën se zakonisht.
Në mëngjesin e sotëm, pikërisht në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës ka bërë një gjest interesant.
Ai u ka shërbyer kafe policëve kosovarë. Këtë e ka bërë publike edhe faqen zyrtare të tij në Facebook.“Mirëmengjesi Kosovë. Urime Dita e Pavarësisë. E fillova ditën sot duke i shërbyer me kafe policët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.