Ismail Dibrani nga Drenasi emërohet në krye të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) nga e premtja është me udhëheqës të ri.

Ismail Dibrani është ushtrues i detyrës së drejtorit të ri të ShKK-së dhe emërimi i tij është bërë të premtën.

IndeksOnline ka mësuar se vendimin e ka marrë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Dibrani deri tani ka mbajtur pozitën e zv/drejtor i përgjithëm në ShKK ndërsa më heret ishte edhe drejtor në Burgun e Dubraves.

Dibrani është nga Drenasi dhe ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e sistemit të drejtësisë./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë