Skenderaj: Burri i kërkon para gruas së tij, e detyron t’ia japë vathët e arit

Një grua nga Skenderaj ka raportuar se bashkëshorti i saj, nën ndikim të alkoolit duke i kërkuar para e ka detyruar t’i japë vathët e arit, por nuk ka përdorur dhunë fizike.

Policia e Kosovës bëri të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40.

Rasti është cilësuar nga Policia si “dhunë në familje”.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, , rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë