Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit me gjithsej pesë pika të rendit të ditës.
Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarë të kuvendit.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të datës 28.03.2023;
2. Propozim vendim për transferim të mjeteve nga Projekti, nr. 10/611/850010/300/53732/0820, Kategoria e Shpenzimeve Kapitale në Projektin nr. 10/611/850010/300/89114/0820 në buxhetin e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport;
3. Propozim vendim për rritjen dhe bartjen e të hyrave vetanake;
4. Propozim vendim për miratimin e Planit Komunal për ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimit të të huajve në Komunën e Drenasit/Gllogocit;
5. Të ndryshme.
Më gjerësisht, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 20 prill 2023 mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës: https://youtu.be/6cno238WKxQ ;
Në rrjetin social Facebook: https://fb.watch/k0NMn-XGDq/ si dhe,
Në kanalin YouTube: https://www.youtube.com/live/6cno238WKxQ?feature=share