Dy të arrestuar në Drenas, ja çka kanë bërë

Policia gjatë ditës së enjte në Zabel i Epërm të Drenasit ka gjetur dhe konfiskuar dokumente të falsifikuara.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe lokalet e dy të dyshuarve meshkuj K/Shqiptar, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale në lidhje me përfshirjen e tyre në akte kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton DrenicaOnline.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës.

Prokurori ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të hapet rasti falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë