10- vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ky është organizimi special nga Xhamitë… (Foto)

Me rastin e shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit në shenjë falenderimi ndaj Allahut të Madhërishëm, do të lexojë ajete kuranore të ndryshme para dhe pas namazit të xhumasë.

Të gjitha xhamitë e kësaj komune, nëpërmjet minareve do ta lexojnë tekbirin e teshrikut dhe salavatet për Pejgamberin.

Nga ana tjetër, në hytben e xhumasë të gjithë imamët do të mbajnë një ligjëratë rreth sakrificës së popullit tonë në përpjekjet e tij për liri dhe pavarësi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë