Ronaldo Sharka është i eliminuari i radhës në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 2, raporton Gazeta Sinjali.
Ronaldo ishte në nominim bashkë me tre banorët tjerë që u rikthyen pak ditë më parë në shtëpi, mirëpo i njëjti nuk mori mjaftueshëm vota që të vazhdojë qëndrimin e tij në lojë.
Menjëherë pasi Arbana komunikoi emrin e tij, Luizi bëri një koment të shkurtër duke thënë “Të thosha mos u prish me Kinën”.
Katërshja e rikthyer u dërguan në një televotim nga këngëtarja, Nita Latifi, e cila pati një privilegj si lidere e shtëpisë.