Njoftim nga Qendra për Këshillim dhe Rehabilitimin e fëmijëve me Aftësi të kufizuara “Floriani“ në Skenderaj

Qendra për Këshillim dhe Rehabilitimin e fëmijëve me Aftësi të kufizuara “Floriani“ në Skenderaj është hapur në shtator të vitit 2007 dhe përgjatë këtyre vitëve  trajtoi  me shumë se 100 fëmijë me aftësi të kufizuara të komunës  se Skenderaj-t  duke ndihmuar me këshillime familjët e fëmijëve dhe duke arritur shumë suksese në trajtimin e fëmijëve, inkuadroi 17 fëmijë ne klasa të arsimit të rregullt, 25 fëmijë arriten te ecin dhe 22 fëmijë arriten te flasin, arritjet ishin të dukshme të te gjithë fëmijet dhe familjet.

Në këtë Qender u trajtuan fëmijet prej 0-7 vjeç. Kjo Qender është financuar qe nga shkollimi i stafit pagat e stafit dhe komplet fuknsionimi i saj deri në vitin 2023 nga Diakonie Württemberg, është mbeshtetur edhe me Projekte nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale , nga komuna e Skenderajt nga viti 2015 është paguar rryma, nga bizenset private është mbeshtetur me mjete të ndryshme si dhe nga njerz të vullnetit të mirë.

Kjo Qender po mbyll aktivitetin e vetë shumë human dhe social pas afer 16 vite punë qe u realizua nga një staf profesionistesh të cilet kontribuan me shumë profesionalizëm qe arriten shumë suksese ne punën më fëmijë dhe ndryshuan paragjykimet në këtë qytet për aftësin e kufizuar.

Kjo Qender ishte e para dhe e vetmja e këti lloji. Në fillim është hapur me shpresë se do të këtë përkrahje ne këtë komune  e të vazhdoj me zgjerimin e saj deri në punëtoritë e përsonave me aftësi të kufizuara.

Edhe pse është shumë e dhimbshme dhe e veshtirë qe pas 16 vite punë saktificë dhe mund, të mbyllet dhe të mbeten jashtë 18 fëmijë në mëshiren e fatit.

Mos përkrahja mos vlerësimi i duhur bëri qe Diakonie Württemberg se bashku me stafin të terhiqen nga Kosova dhe të mbyllin aktivietin e tyre në Skenderaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë