Vetëaksident i rëndë në Skenderaj, ka edhe të lënduar [PAMJE]

Një veturë është vetaksidentuar në fshatin Klinë e Epërme të komunës se Skenderajt, shkruan rajoni.
Sipas pamjeve të dërguara nga një lexuesit shihet se vetura ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga ku është rrokullisur.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Policia e Kosovës, ndërsa rajoni ka mësuar nga burimet e veta se të lënduae kanë përfunduar dy persona.