Përkujtohet dëshmori Osman Gjoka në 24 vjetorin e rënies

Sot gjatë ditës, kryetari Lladrovci së bashku me drejtorë të drejtorive komunale dhe bashkëpuntorë ka bërë homazhe në nderim jetës dhe veprës së dëshmorit Osman Gjoka nga Tërsteniku i Drenasit.

Duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre, kontribut ky që rezultoi me lirinë e Kosovës, kryetari Lladrovci tha se në çdo përvjetor ata lindin, rifreskohen në shtetin e lirë të Kosovës për dallim prej neve që plakemi.

Zoti i shpërbleftë gjithë dëshmorët e Kosovës!

Lavdi dhe nderim për ta!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë