Lladrovci ngushëllon familjen Ibriqi nga Komorani për vdekjen tragjike në vendin e punës të djalit të tyre

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Ibriqi nga Komorani me rastin e vdekjes së djalit të tyre në moshë të re, Kujtim Ibriqi.
Kryetari Lladrovci është shprehur thellë i prekur nga ndarja e parakohshme nga jeta e të riut Kujtim Ibriqi, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në vendin e punës.
“Jam thellësisht i prekur nga lajmi i kobshëm që mora për ndarjen tragjike të Kujtimit, i cili devotshëm ishte duke punuar për të fituar bukën e gojës për familje”.
Zoti e mëshiroftë të ndjerin, familjes ngushëllimet më të sinqerta!