E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vushtrri pasi një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Nimon Ferizi”, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se viktima është i moshës 30-vjeçare.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Zahiti.
Ndërsa, shtoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.