Komuna e Drenasit ndihmon rreth 100 familje në nevojë me pako ushqimore

Komuna e Drenasit, gjegjësisht kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe me seli në Podgoricë, për shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për familjet me kushte të rënda sociale në Komunën e Drenasit.

Nëpërmjet këtij projekti, janë ndihmuar rreth 100 familje me pako ushqimore, ku secila pako përmbante produkte të ndryshme ushqimore.

Lista e përfituesve është bërë nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, përkatësisht nga Qendra për Punë Sociale.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, së bashku me nënkryetarin Shala, pas ndarjes së pakove për familjet në nevojë, kanë përshëndetur dhe falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë