Aksion i antidrogës afër Malishevës/ Konfiskohen mbi 39 kg drogë, arrestohet 32-vjeçari

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, më 05.04.2023, rreth orës 15:00, gjatë trajtimit të një informate, kanë arritur ta lokalizojnë e më pas ta arrestojnë një person nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale.

Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, me që rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës.  Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë.

Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë