Berat Buzhala përlotet në emision, tregon ngjarjen e gjyshërve të tij të cilët janë vranë forcat serbe (VIDEO)

Gazetari Berat Buzhala ka rrëfyer historinë e vrasjes së gjyshërve të tij nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Teksa thotë se gjyshërit e tij i kanë djegur të gjallë në shtëpi forcat serbe, Buzhala nuk mban dot lotët.

Buzhala rrëfen mes dhimbjes se gjyshërit e tij nuk kanë pranuar të lënë shtëpinë e tyre dhe të ikin.

Berat Buzhala: Të mërkurën e kaluar janë bërë 24 vjet që gjyshin dhe gjyshen time, 85 dhe 84-vjeçar i kanë djegur të gjallë në shtëpi forcat serbe, e kanë djegur shtëpinë. Ne të tjerët kemi ikur për pak.

Blendi Fevziu: Ata nuk kanë dashur të ikin, apo nuk iknin dot?

Berat Buzhala: Ata deshën që të qëndronin në shtëpinë e tyre. Kur jemi kthyer në shtëpi kemi gjetur vetëm eshtrat, copa të eshtrave kemi gjetur aty dhe dihet organizimi i Policisë dhe ushtrisë serbe. Ne gjithë këtë çmim po e paguajmë sepse e kemi fituar lirinë, e kemi kuptuar sepse kemi qenë nën robëri, mirëpo liria duhej të ishte e drejtë universale.

Sa herë duhet t’i themi “faleminderit” bashkësisë ndërkombëtare që na e ka hequr shpatën nga koka. 1 milionë shqiptarë kanë ikur nga Kosova, nuk kanë dalë nga shtëpia me dëshirë. Unë kam ikur, ne familja jonë kemi ikur në Shqipëria, në Maqedonia, nëpër botë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë