Pamje të reja nga vrasja e blogerit rus, autorja e sulmit dhe të mbijetuarit dalin nga lokali – biondja shihet duke u larguar me telefon në dorë
Është publikuar një video e re që vrasjes që blogerit rus Vladlen Tatarsky.
Ai ishte vrarë nga një “dhuratë” që ia kishte dhuruar një grua që më vonë është identifikuar si Daria Trepova, transmeton Telegrafi.
Shpërthimi ndodhi në një kafene në Shën Petersburg të Rusisë, qytetit e dytë më të madh në vend.
Madje ishte pikërisht kjo grua që ia dhuroi një lloj statuje, që ai pretendonte se e shfaqte atë me helmetë dhe rroba ushtarake.
Megjithatë disa sekonda më vonë ajo shpërtheu pasi ishte e mbushur me lëndë shpërthyese. E nga ky shpërthim humbën jetën edhe disa persona dhe shumë tjerë u lënduan.
Në videon e publikuar më poshtë shihen pasojat e shpërthimit, si dhe disa të pranishëm që i shpëtuan më të keqes, duke dalë nga lokali të mbuluar në gjak.