Arrestohet një person në Baicë të Drenasit, policia jep detaje

Është arrestuar një person në fshatin Baicë të Drenasit pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur disa persona.
Policia ka njoftuar se kanosja ka ndodhur të dielën rreth orës 14 e 30 minuta, transmeton portali DrenicaOnline.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/