LIVE: Zgjedhjet në Drenas
(E plotësuar) Shkelën rregullat e fushatës zgjedhore: Gjobiten PDK dhe LDK
Dy ankesat e KDI/DnV, ndaj dy subjekteve politike PDK dhe LDK në Drenas, janë marrë si të bazuara dhe subjekteve u është shqiptuar dënimi pre 1200 euro.
7.3% të votuesve kanë hedhur votën e tyre deri në 11:00 në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit.
Këto të dhëna vijnë nga Këshilli Qendror i Zgjedhjeve. Deri në këtë orë kanë votuar 4 mijë e 300 apo 7.3% e votuesve.
Sa i përket procesit të votimit, sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, gjithçka është duke shkuar në rregull
————————–
Në një njoftim për media është bërë e ditur se PDK dhe LDK janë dënuar me nga 1200 euro për shkelje të rregullave në Drenas.
“PZAP, miraton si të BAZUARA dy ankesat e KDI/DnV, ndaj dy subjekteve politike PDK dhe LDK për shkak të shkeljeve të rregullave të fushatës zgjedhore.
Të dyja subjekteve u është shqiptuar dënimi me gjobë në vlerë prej 1200 euro.
Palëve nuk u lejohet ankesë”, thuhet në njoftim.
———
Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Rilindja”, në fshatin Dobroshevc,
Megjithatë, procesi I votimit për të dhe bashkëshorten e tij nuk shkoi si do të duhej. Kandidatit të pavarur nuk mundi t’i votojë bashkëshortja e tij, pasi emir I saj nuk u gjet në lista të votimit.
Qifti Drenori thanë se ky mund të jetë një lëshim teknik, dhe se do të presin për informatat shtesë.
Nga ana tjetër, kandidati i pavarur për të parin e Drenasit, Xhavit Drenori, tha se sot të gjithë janë të barabartë ne votim sikurse edhe do të jenë nga nesër në vendimmarrje.
———
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bedri Nika sapo ka votuar për zgjedhjet për kryetar të Drenasit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Drenasit që të votojnë të preferuarin e tyre, raporton Indeksonline.
Nika ka votuar në shkollën “Xhevë Lladrovci” në Shkabë, ku do të votoj edhe kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci.
———-
Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci tashmë ka hedhur votën e tij në shkollën “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë.
Ai pas votimit tha se Drenasi gjithmonë ka ditur si të votojë, raporton Indeksonline.
“Këto zgjedhje të shkojnë drejt dhe në mënyrë demokratike. Zgjedhjet demokratike janë në dobi të vet qytetarëve të Drenasit”, ka thënë Lladrovci.
———
Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ, e vlerëson si shqetësues rastin në qendrën e votimit 0318E /01R – Polluzhë, ku, sipas tyre, vëzhguesi i PDK-së u ka kërkuar të nënshkruhen të gjithë vëzhguesit e pranishëm në këtë vendvotim.
Albulena Nrecaj, e KIZ, në një konferencë për media ka thënë se sipas të dhënave nga monitoruesit e Koalicionit, nga 72 vendvotime 58 janë hapur me kohë, kurse 12 janë hapur me vonesë prej 10 deri 50 minutash.
Në shumicën e vendvotimeve vonesat kanë ardhur për shkak të mungesës së materialit zgjedhor.
——–
Kandidati i Nismës për kryetar të Drenasit, pasi ka ushtruar të drejtën për të votuar, ka thënë se pret qe zgjedhjet të rrjedhin në mënyre demokratike.
Pas këtyre zgjedhjeve ai pret ndryshime duke shtuar se do t’i fitojë këto zgjedhje.
———-
Kandidati për kryetar të Drenasit nga AKR, Elmi Thaçi është i pari nga kandidatët që ka votuar në ditën e zgjedhjeve. Thaçi ka thënë se pret ndryshime në Drenas.
——–
Në shkollën fillore “Abedin Bujupi”, të fshatit Orllat, në Drenas, votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt.
Atje qytetarët po votojnë për kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre, shkruan Indeksonline.
Në këtë qendër votimi deri më tani kanë votuar 43 votues
———
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është shpërndarë sipas planifikimeve i gjithë materiali sensitiv nëpër të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Gllogocit.
Po ashtu, KQZ-ja bën të ditur se janë hapur me kohë të gjitha Vendvotimet në Komunën e Gllogocit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës.
Përmes një njoftimi për media, KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë sipas Listës Përfundimtare të Votuesve të miratuar nga KQZ-ja është: 52 mijë e 569.
Numri i Qendrave të Votimit është 28 me gjithsejtë 72 Vendvotime.
———
Shumica e qendrave të votimit në Drenas janë hapur në orën 07:00, kurse disa të tjera janë hapur me vonesë.
Qytetarët ende nuk kanë filluar të votojnë, për shkak se kutitë e votimit ende nuk janë futur nëpër klasae.
Qytetarët ende nuk kanë filluar të votojnë, për shkak se kutitë e votimit ende nuk janë futur nëpër klasa, raporton Indeksonline.