Aksident në Fushticë/ Një person dërgohet në QKUK, shoferi përfundon në pranga

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në fshatin Fushticë të Drenasit.

Policia ka njoftuar se një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje, transmeton portali DrenicaOnline.

“Është arrestuar vozitësi mashkull  kosovar, pasi që me veturë ka goditur këmbësorin mashkull  kosovar, ku si pasojë e lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë