Lajmi i hidhur për familjen Veliu nga Polaci i Skenderajt, u vdesin dy familjar brenda 24 orë

Në moshën 87-vjeçarë, ka ndërruar jetë Shaqir Veliu, nga fshati Polac i Komunës së Skenderajt, transmeton portali rajoni.org.

Pjesë e të njëjtës lozë familjare, në moshën 96 vjeçare, dje ka ndërruar jetë edhe Shefkije Veliu – Aruqi nga Rezalla.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka dhënë familjari i të ndjerëve, Osman Veliu, përmes rrjetit social “Facebook”.

Njoftomi i plotë:

Dje, në moshën 87 vjeqare ka ndërruar jetë kushëriri Shaqir Veliu. Baci Shaqë i takon trashëgimisë së paraardhësve tanë të cilët kanë përcjellur tek ne gjithë dashurinë për jetën, familjen, punën, nderin, respektin, forcën dhe guximin për të ndërtuar familje dhe shoqëri të shëndoshë. Ikja e tij nga kjo jetë paraqet ndarjen nga ne e të fundit nga plejada e “pleqve” të nderuar të familjës sonë.

Në mbramje mora vesh se edhe Znj. Shefkije Veliu – Aruqi nga Rezalla, pjesë e të njëjtës lozë familjare, në moshën 96 vjecare, dje ka ndërruar jetë. Një grua me një kujtesë të jashtëzakonshme, që kishte rritur një familje të madhe me shume sakrificë e dashuri, qe rrezatonte plot ngrohtesi e sinqeritet, dhe qe i kishte mbijetuar tmerreve të luftërave në Drenicë.

Shkuan pleqtë tanë aq të ngrohtë e të dashur, por mbrapa kanë lenë një bagazh të madh, që nuk do të shuhet asnjëherë!

Gjithmonë do ti kujtojmë me dashuri e respekt!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë