Njëri goditi me thikë, tjetri qëlloi me pistoletë! Kush janë dy të vrarët në qendër të Kavajës
Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja kanë mbetur të vrarë pasditen e kësaj të mërkure në qendër të Kavajës.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes tyre. Ata dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, njëri ka qëlluar me pistoletë dhe tjetri me thikë, duke gjetur të dy vdekjen.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.