Përleshja mes familjeve Fazlija dhe Pacolli që përfundoi me plagosje të dy personave, zbardhen detaje të reja

Një incident ka ndodhur mbrëmë mes dy familjeve në Hajvali të Prishtinës. Situata raportohet të ketë esklauar duke u përdorur edhe armë e thika. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Për Insajderin detaje ka dhënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj e cila konfirmoi se dy persona janë ndaluar.
“Për rastin në Hajvali dy persona janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili tashmë lëshuar aktvendim për të njëjtit në ndërkohë janë duke u ndërmarrë veprimet tjera hetimore”, tha ajo për Insajderin.
E pyetur me dyshimet e para që prokuroria ka, ajo u shpreh se “motivet ende nuk dihen do të kuptohen tutje”.
Ndërkohë siç raportoi Sinjali në përleshje janë përfshirë dy familje, Pacolli dhe Fazlija.
Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se në këtë rast që është cilësuar si tentim vrasje janë përfshirë Enver Pacolli, Ramadan Pacolli dhe Riad Pacolli në njërën anë, kurse në anën tjetër, Florim Fazlija dhe Artin Fazlija.
Personat që mbetën të plagosur janë Enveri, i cili u qëllua me armë zjarri, kurse Florimi nga familja Fazliu u ther me thikë dhe që të dy përfunduan në Qendrën Klinike Universitare për të marrë trajtim mjekësor.
Sinjali mëson se i dyshuari që e qëlloi me armë në këmbë Enverin është Artin Fazlija, kurse Ramadan Pacolli dyshohet se e goditi Florimin me mjet të mprehtë, ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim policor.
Të njëjtat burime thonë se përveç dy të plagosurve, lëndime si pasojë e rrahjes ka pësuar edhe vet i dyshuari Artini, për çka ka po merr tretmanin e nevojshëm dhe është në mbikëqyrjen e zyrtarëve policorë, deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.