Demokratët për Drenasin të mobilizuar për “MARSHIN PËR DREJTËSI”

Demokratët për Drenasin (DD) i kanë dhënë mbështetje “MARSHIT PËR DREJTËSI” të organizuar nga platforma “LIRIA KA EMËR”, transmeton DrenicaOnline.

Kreu i DD-së, Driton Ajazi ka njoftuar se kjo mbështetje bëhet për ata, që marshuan dekada para nesh, duke qenë prijetar të luftës tonë për liri nën petkun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Postimi i plotë i Ajazit:

Sot, së bashku me struktura dhe asambleistë të DD, i dham mbështetje “MARSHIT PËR DREJTËSI” të organizuar nga platforma “LIRIA KA EMËR”.

Kjo mbështetje bëhet për ata, që marshuan dekada para nesh, duke qenë prijetar të luftës tonë për liri nën petkun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Liria sot, është e mangët nga mungesa e tyre, sepse ata janë vetë LIRIA!

Prandaj, ju ftoj që të Marshojmë të gjithë së bashku, pa dallim të bindjeve tona politike në Marshin për Drejtësi, të organizuar me 2 prill, prej ores 14:00, në “Sheshin Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

#MarshojmëPërDrejtësi
#LiriaKaEmërUÇK

D.A.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë