Kishte plumb në kokë/ Viktima u gjet nga vajza e tij, detaje të reja për vdekjen e dyshimtë

Sot rreth orës 18:00 është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Dumnicë të Podujevës. Dyshohet se S.S. u privua nga jeta me armë zjarri.
Siç thonë burimet e Indeksonline, trupin e pajetë të viktimës e ka gjetur vajza e tij.
I njëjti ishte gjetur me një plumb në kokë afër një lumi.
Pas këtij rasti, për në Dumnicë janë nisur forca të shumta policore.
Indeksonline ka siguruar pamje: