Zbulohet tuneli rreth 40 metra nën burgun e Idrizovës në Maqedoni, alarmohet shteti (Video)

Është zbuluar një tunel rreth 40 metra i hapur nën burgun maqedonas të Idrizovës, ka njoftuar Ministria e Brendshme maqedonase.
Besohet që të paktën 8 të burgosur po planifikonin arratisjen nga burgu më i madh dhe me sigurinë më të lartë në vend përmes këtij tuneli. Ministria e Brendshme njoftoi se pasi mësoi se grupi po planifikonte arratisjen, ka kryer veprime verifikuese kriminalo-operative dhe ka dorëzuar informacionin dhe rezultatet në drejtorinë përkatëse.
Tuneli ndodhet pranë objektit që përdorej për ruajtjen e qymyrit në një thellësi rreth një metër dhe një diametër rreth 80 centimetra.
Ende nuk është bërë identikimi për media i grupit që planifikonte arratisjen.
Në burgun e Idrizovës vuan dënimin edhe Grupi i Kumanovës, që përbëhet kryesisht nga shqiptarë të Kosovës të dënuar disa me 40 vjet e të tjerë me burgim të përjetshëm. /Gazeta10