Stafi mjekësor në Drenas në kryerje të detyres, të gatshëm kurdo që kërkohet ndihmë

Të gatshëm dhe të përkushtuar çdo herë në ofrimin e shërbimeve për pacient, stafi i pandalshëm i profesionistëve mjekësor në QKMF “Dr. Hafir Shala” me plot 4863 aktivitete mjekësore dhe 8656 nën- aktivitete tjera shëndetësore.

Komuna e Drenasit ishte dhe mbetët e përkushtuar të ofrojë kushte të favorshme për mirëfunksionimin e sistemit shëndetësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare në gjithë Komunën e Drenasit.

Duke pasur një staf të profesionistëve mjekësor mjaft profesional kjo ka lehtësuar në menaxhimin e sistemit shëndetësor në komunën tonë.

Krahas shërbimeve tjera ditore në territorin e Komunës së Drenasit i jepet rëndësi edhe kujdesit paliativ që është një qasje e specializuar për të mbështetur dhe ofruar lehtësim për individët me sëmundje kronike duke menaxhuar mirëqenien dhe rehatinë e tyre fizike, emocionale, sociale dhe shpirtërore.

Qëllimi i kujdesit paliativ është të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre dhe të ofrojë paqe mendore për familjet e tyre.

Gjatë javës së kaluar janë realizuar edhe :

📌 Në KPSH janë realizuar plot 4863 aktivitete mjekësore dhe 8656 nën aktivitete tjera shëndetësore.

📌 Në SAS në total janë 964 raste, ndërsa gjatë javës në SAS janë 4 raste të reja (78 riaplikime).

📌 Vizita shtëpiake-paliative : 372 vizita dhe 238 shërbime.
Vizita nënave para, gjatë dhe pas lindjes : 91 vizita dhe 158 shërbime.

📌 Vizita Stomatologjike : 72 vizita dhe 422 shërbime.
Ekzaminime Laboratorike (nr.pac.dhe nr.analizave) : 247 vizita dhe 2276 shërbime.

📌 Ekzaminime Radiologjike (nr. pacientëve dhe nr. ekzaminimeve rtg.) : 129 vizita dhe 186 shërbime.

📌 MAMOGRAFI (nr. pacientëve dhe ekzaminime) : 2 vizita dhe 8 shërbime.

Shërbimet paliative ofrohen 𝗙𝗔𝗟𝗔𝗦 nga QKMF- Drenas dhe në bashkëpunim me Komunën e Drenasit.

Orari i punës: 08:00 deri në ora 20:00, e hëne – e diel duke telefonuar në numrat e poshtëshënuar.

Çdo herë kur ju keni nevojë ne jemi afër.

Shërbimi në shtëpinë tuaj

Na kontaktoni në çdo kohë

+383 43 800 176
+383 43 800 716

#stayhealthy

QKMF-Drenas, Martiret Shala Prokshi, 13000

Drenas, Republika e Kosovës

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë