Gropa e hapur në Zabel të Ulët po iu shkakton telashe shoferëve (Video)

Një gropë e hapur në magjistralen Drenas-Komoran, konkretisht në Zabel të Ulët, po iu shkakton telashe shoferëve.

Vetëm dje nga kjo gropë, katër veturave u janë shpërthyer gomat.

A.K, një shofer nga Drenasi ka deklaruar për DrenicaOnline se dje e ka pësuar nga kjo gropë pasi i është shpërthyer goma e veturës teksa po udhëtonte me familje.

Ai i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, që të merr masa për sanimin e dëmeve pasi që kjo sipas tij i takon ministrisë së infrastrukturës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë