Lajmi i shumëpritur për Drenasin: ‘Pastrimi’ del në teren, vazhdon grumbullimin dhe largimin e mbeturinave

Pas vendimit të punëtorëve të Kompanisë Regjionale ‘Pastrimi’ për të hyrë në grevë, kryeqytetin dhe qytetet tjera përreth, i mbuluan mbeturinat. Vendet adekuate për vendosjen e kontejnerëve, ishin stërmbushur dhe qytetarët filluan që mbeturinat t’i hedhin edhe jashtë shportave.
Por ‘Pastrimi’ mbrëmë njofton se ekipet kanë dalë në teren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.
“Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se ekipet kanë dal në teren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave. Po ashtu njoftojmë qe kryerja e shërbimit të mbeturinave do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt opetativ”, thuhet në njoftim.