Aksident i rëndë në magjistrale, tre të lënduar (Video)

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit në magjistralen  Prishtinë – Gjilan, në Slivovë.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thotë Ahmeti.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë