Përurohet pllaka përkujtimore në fshatin Nekoc, e shtëpisë – shtab të UÇK-së tek familja e Sejdi Muqakut (Krasniqi)

Sot, gjatë ditës u bë zbulimi pllakës përkujtimore e shtëpisë shtab të UÇK-së në fshatin Nekoc, konkretisht tek familja e Sejdi Muqakut (Krasniqit). Në këtë përurim morën pjesë Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e ish komandant dhe ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një fjalë rasti kryetari Lladrovci vlerësoj lartë familjet në të cilët kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe theksoj së kjo pllakë është deshmi e historisë tonë të re dhe kontributit të shumë familjeve për lirinë e vendit e për çlirimin përfundimtar.

“Kjo pllakë dëshmon një pjesë të historisë tonë dhe kontributin e familjes Muqaku në organizimin e rezistencës tonë për çlirim. Kjo do të mbetet në mbamëndjen e popullit si kontribut i pikënisjes për çlirim dhe rreshtimit të të rinjve e të rejave në luftën për çlirim. Në ketë vend të familjes së Salih Muqakut e të dajve të komandant Imer Alushanit, sot po vendoset një shenjë përkujtimi për të gjithë ata që u frymëzuan dhe u rreshtuan në anën e drejtë të historisë.

Komuna e Drenasit ka kërkuar disa here mbështetej nga Ministria e Kulturës, kryesisht departamenti për trashëgimi kulturore që të merr ne përkujdesje shtëpi të tilla që i shërbejnë historisë dhe janë dëshmi e fortë e luftës sonte të drejtë çlirimtare.

Nderim për përkushtimin atdhetar të familjes Muqaku, familjeve të dëshmorëve të kësaj ane dhe invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së. Lavdi të rënëve për çlirimin e vendit tonë! Lavdi Ushtrisë Çlirimtaret të Kosovës!” – ishte fjalimi i kryetarit Lladrovci në rastin e përurimit të kësaj pllake.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë