Dalin pamjet e para nga vendi i krimit ku mbeten gjashtë të vrarë në Hamburg

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri sonte në Hamburg të Gjermanisë, raporton Focus Online, transmeton DrenicaOnline.

Autorët e këtij krimi janë në arrati ndërsa shërbimet e urgjencës dhe mjekët ndodhën në vendngjarje.

Mediat gjermane raportojnë se vrasjet ndodhën në një kishë në periferi të Hamburgut.

Policia ka shkuar në një operacion të gjerë për kapjen e autorit apo autorëve. (Vijon poshtë reklamave)

Autoritetet e brendshme bëjnë thirrje për shmangien e zonës së prekur nga të shtënat./DrenicaOnline/

Foto: pa/dpa/Jonas Walzberg
Foto: pa/dpa/Jonas Walzberg

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë