Gjest i madh/ Familja Elezi nga Drenasi hap pus me ujë të pijshëm për vendet e varfëra në Afrikë

Hapja e puseve me ujë të pijshëm nëpër vendet e varfëra myslimane në Afrikë dhe Azi, është kthyer në një trend dhe po aplikohet nga shumë qytetarë, të cilët hapjen e puseve e bëjnë në emër të tyre apo të ndonjë familjari që nuk jeton më.

Familja e Milaim Elezit nga Drenasi ka hapur një të tillë për tu dalë në ndihmë familjeve të varfëra, raporton DrenicaOnline.

“Për ditëlindjen e Babës, që na mungon shumë dhe për respekt të Nanës që jemi të lumtur ta kemi në mesin tonë, një dhuratë nga motra, Qëndresa, për fëmijët që përballen çdo ditë me etjen”, ka thënë Valmiri, i biri i Milaimit.

Banorët e zonës ku u hap pusi nga familja Elezi shihen të lumtur dhe janë tejet falënderuar për punën e bërë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë